Shpërthen 'krinxhi', Ismet Munishi në emision televiziv këndon live: "Po na thërret shoqnia me dalë me pi" - NACIONALE

Shpërthen 'krinxhi', Ismet Munishi në emision televiziv këndon live: "Po na thërret shoqnia me dalë me pi"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një moment gazmor ka ngjarë në emisionin “Dueli Botëror” në Dukagjin. Të ftuarit e emisionit ja kanë marrë këngës live në emision.

Si zakonisht, i pari që filloi këtë shou ishte trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi. E natyrisht, Mevlana Zeka, futbollist, por edhe këngëtar herë pas here, ishte “ylli” i mbrëmjes, zëri i të cilit dëgjohej më lartë.

E para këngë ishte “Çun tirone” e kënduar nga këngëtari i njohur Flori Mumajesi.

Pas kësaj, z. Munishi e nisi një këngë tjetër. Një shumë më të njohur, të titulluar “Mora fjalë”, që i dedikohet heroit Adem Jashari.

Kujtojmë se për shkak të dashurisë së madhe për futbollin, shumë qytetarë të moshës minore (poshtë 18 vjeç) mund të ndjekin emisione të tilla që i dedikohen këtij sporti.

Lajme të ngjashme