Shpërthen Dodiku: Presidenti i Srpskas nervozohet me fjalët e Kurtit, thotë që s'do t'i lejojë kosovarët të futen në Bosnje me letërnjoftime
Milorad Dodik, presidenti i Republika Srpskas në Bosnje dhe Hercegovinë, është shprehur në një konferencë për media se Bosnja nuk do të mbështes marrëveshjen nga Procesi i Berlinit që mundëson qarkullimin e lirë të kosovarëve në Bosnje me letërnjoftime.
Arsyeja për këto fjalë nga Dodiku, siç raporton SarajevoTimes është deklarata e kryeministrit kosovar Albin Kurti që ngriti paralele mes veriut të Kosovës dhe Republika Srpskas.
“Kurti flet keq për Republika Srpskan dhe pret që ne të votojmë që ata të hyjnë në Bosnje me letërnjoftime. Kjo s’do të ndodhë.” – u shpreh z. Dodik.
Ai i kërkoi Gjermanisë dhe partnerëve tjerë ndërkombëtarë që (sic) “t’i mbyllnin gojën Kurtit, për të mos sharë më Republika Srpskan.”
Më pas, ai shpërtheu në shovenizëm e racizëm gjë jo e pazakontë për të – siç shkruan gazeta e lartpërmendur.
Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti, ashtu si edhe liderët tjerë të Kosovës, asnjëherë nuk kanë folur ndryshe përveçse negativisht për Republika Srpskan.