Shpërndau materiale me përmbajtje të abuzimit seksual të fëmijëve, arrestohen një person në Gjakovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një person në Gjakovë.
Në raportin 24 orësh të policisë është thënë se personi i arrestuar përmes rrjeteve sociale dyshohet se ka shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.
Sipas policisë, në cilësinë e provave materiale është sekuestruar një telefon celular.
“Është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, i cili përmes rrjeteve sociale dyshohet se ka shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve. Në cilësi të provave materiale është sekuestruar një telefon celular. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, është thënë në raportin e Policisë së Kosovës.