Shpend Ahmeti nervozohet me lajmin për inflacionin: Jo vetëm që janë gabim, por edhe keqedukojnë qytetarët - NACIONALE

Shpend Ahmeti nervozohet me lajmin për inflacionin: Jo vetëm që janë gabim, por edhe keqedukojnë qytetarët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar në Facebook ndaj një lajmi për inflacionin në Kosovë. Përmes një reagimi në Facebook, ai ka treguar se është habitur nga një titull lajmi teksa raportonte për inflacionin, thuhej se “Edhe pse inflacioni ka rënë, çmimet kanë mbetur të njëjta”.

Ahmeti ka shprehur zhgënjim me konfuzionin e titullit dhe pasaktësinë e lajmit dhe ka kritikuar mënyrën si mediat raportojnë për inflacionin. Sipas tij, kjo lloj gazetarie jo vetëm që është gabim, por edhe keqedukon qytetarët.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, norma vjetore e inflacionit e matur në shkurt 2023 deri në shkurt 2022 ishte 10.5 për qind. Megjithatë, nëse inflacioni i shkurtit 2023 krahasohet me atë të janarit 2023, mund të vërehet një rënie prej 0.3 pikë përqindjeje.

Kujtojmë se gjatë vitit 2022, lufta e Rusisë në Ukrainë ndikoi në rritjen e inflacionit në të gjithë Evropën. Si rezultat, Kosova u përball me një rritje të jashtëzakonshme të çmimeve të importit të energjisë, ushqimit, mallrave dhe shërbimeve të tjera.

Inflacioni është një fenomen ekonomik i cili karakterizohet nga rritja e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve në një vend në një periudhë kohore të caktuar. Në një ekonomi tregu, çmimet për mallrat dhe shërbimet mund të ndryshojnë gjithmonë. Disa çmime rriten; disa çmime bien. Inflacioni ndodh kur ka një rritje të gjerë të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve, jo vetëm të artikujve individualë.

Lajme të ngjashme