Shpend Ahmeti me koment epik: Qeveritarët ia lanë Nenad Rashiqit Kosovën për të bërë tifo - NACIONALE

Shpend Ahmeti me koment epik: Qeveritarët ia lanë Nenad Rashiqit Kosovën për të bërë tifo

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka bërë një koment epik gjatë ditës së djeshme pasi u mor vesh se kryeministri Kurti kishte shkuar në Shqipëri për të bërë tifozllëk përkundër që në të njëjtin orar luante Kosova.

Në llogarinë e tij në platformën X, Ahmeti ka kritikuar dhe është tallur me qeveritarët që përkrahën Shqipërinë dje duke e harruar kombëtaren e Kosovës.

“Sonte qeveritarët e paskan harru Kosovën. Ja paskan lon Rashiqit me bo tifo. Na edhe mundemi me bo lëshime, qeveria e Rep. së Kosovës jo.” – u shpreh Ahmeti.

Kujtojmë se përveç kryeministrit Kurti në stadiumin Air Albania mbrëmë ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme