Shpalli 2022-tën “vit i personave me Aftësi të Kufizuara”, por qeveria s’bëri asgjë për këtë kategori - NACIONALE

Shpalli 2022-tën “vit i personave me Aftësi të Kufizuara”, por qeveria s’bëri asgjë për këtë kategori

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndonëse e shpallen viti 2022 u shpall si “vit i personave me Aftësi të Kufizuara”, qeveria e Kosovës po kritikohet se nuk bëri asgjë konkrete për këtë kategori.

Kështu thonë organizatat që angazhohen për të drejtat për personat me afësi të kufizuara, raporton gazeta Insajderi.

Nga drejtori i kësaj zyreje, Habit Hajredini u tha se gjatë vitit 2022 do të punohet në të gjitha specifikat duke përfshirë arsimin, shëndetësinë, mirëqenien sociale, punësimin, qasjen dhe parandalimin e diskriminimit për këtë kategori.

“Ne si Qeveri e Republikës së Kosovës synojmë që gjatë vitit 2022 të jemi shumë aktiv me të gjitha dikasteret e ministrive në nivel qendror dhe lokal për të realizuar, implementuar të gjitha aktivitetet e parapara në kalendarin për vitin e ardhshëm. Sepse, është një zotim jo vetëm në letër por edhe në aspektin buxhetor, që këto aktivitete janë të realizueshme nga ana e institucioneve”, tha Hajredini atëkohë.

Menaxheri i programit në Handikos, dega Ferizaj, Enver Kosumi, tha se pavarësisht se ky vit është shpallur për personat me Aftësi të Kufizuara, nuk ka pasur lëvizje përmirësimi në asnjërën fushë.

I njëjti tha se ky vit është madje edhe më keq se vitet e kaluara.

“Nuk di çfarë të them, edhe pse u shpall vit i aftësive te kufizuara nuk ka pas lëvizje ne asnjë fushe duke fillua nga edukimi punësimi e permiresimin e sherbimeve sociale rehabilituese, nuk ka pas iniciativa përpos vendimit qe është marre nuk ka lëvizje ne kuptimin qe kane fillu përmirësimet ose pakot ligjore qe me e rregullu situatën. Situata është njëjte madje edhe me keq”, thotë Kosumi.

Në qendrën e Handikosit, në Ferizaj aktualisht janë të anëtarësuar afro 1 mijë persona, dhe sipas Kosumit shumica nga ta nuk mendojnë se ka pasur përmirësim as këtë vit.

Që problemet me të cilat përballen kjo kategori e personave nuk zgjidhen me “shkop magjik” e thotë kurse Kryetari i Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, Daut Tishuki ka thënë se disa gjëra kanë filluar pak të lëvizin, pasi Qeveria ka aprovuar edhe kalendarin e aktiviteteve që me raste zbatohet.

“Ka efektet e veta ndoshta vendimi për të shpall vitin si person i aftësive të kufizuara, por, ka shumë probleme saqë nuk zgjidhen me shkop magjik. Faktikisht gjanat kane filluar të lëvizin, Qeveris e ka aprovuar edhe kalendarin e aktiviteteve dhe shumicën e rasteve po zbatohet ato aktivitetet”, tha Tishuki për Insajderin.

Ndërsa Drejtori i Shoqatës së të Verbërve për kulturë , rini dhe sport Shqipron Kuliqi tha se pritjet ishin shumë të mëdha për kushte më të mira gjatë këtij viti.

Ai tha se nuk ka pasur rezultat në punësimin e personave me aftësi të kufizuara, si pikë kryesore për këtë kategori.

Lajme të ngjashme