Shpallet gjendje emergjente në Khabarovsk të Rusisë, vërehet shtim i rrezatimit - NACIONALE

Shpallet gjendje emergjente në Khabarovsk të Rusisë, vërehet shtim i rrezatimit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Autoritetet në qytetin lindor rus, Khabarovsk, kanë shpallur gjendje emergjente në një zonë ku është gjetur një “burim rrezatimi”, raportoi të premten agjencia ruse e lajmeve, TASS.

Sipas kësaj agjencie, nivele të ngritura të rrezatimit u vërejtën afër një shtylle të tensionit të lartë, rreth 2,5 kilometra larg ndërtesave të banimit, përcjell gazeta “The Guardian”.

Në raportim gjithashtu thuhet se nivelet e rrezatimit do të përcillen gjatë dy ditëve të ardhshme dhe se burimi i rrezatimit do të hetohet, por se askush nuk është lënduar ose nuk i është shpërfaqur rrezatimit deri më tani.

Agjencia TASS e citoi degën lokale të autoritetit për sigurinë e konsumatorëve të ketë thënë se “nuk ka krëcënim ndaj shëndetit të qytetarëve”.

Lajme të ngjashme