“Shoqëria jonë e rrezikuar”, kosovarët adhurues të armëve – Gjurmimi i personave që posedojnë armë pa leje, neglizhecë nga policia e institucionet relevante - NACIONALE

“Shoqëria jonë e rrezikuar”, kosovarët adhurues të armëve – Gjurmimi i personave që posedojnë armë pa leje, neglizhecë nga policia e institucionet relevante

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Kosovë herë pas here ndodhin vrasje, herë me mjete të ftohta e herë me armë zjarri. Besa edhe vrasje në tentative.

Kur jemi tek armët, flitet për tregun e zi, thuhet që mund të blesh shumë lehtë; "tap parët e merr armën”.

Por, në Kosovë armët shiten edhe në mënyrë legale. E çmimet variojnë prej 110 euro deri në 3000 euro.

Neni 366, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve është vepër penale sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, rreth 1,523 armë pa leje kanë qenë në duart e qytetarëve në vitin që lam pas. Ndërsa që nga fillimi i vitit 2023, janë sekuestruar 299 armë.

Kodi Penal i Republikës së Kosovës ka paraparë gjoba deri në 7 mijë e 500 euro dhe dënim me burgim deri në 10 vjet për armëmbajtje pa leje.

I ftuar në Nacionale, eksperti i sigurisë Bedri Elezi tregoi se a paraqesin rrezik për shoqërinë personat që mbajnë armë pa leje, për procedurat e pajisjes me leje, sa janë duke punuar institucionet përkatëse në këtë drejtim.

Ndiqni videon:

Lajme të ngjashme