Shkupi mposhtet sërish nga Shamrock, mund të përballet me Ballkanin në ‘play-off’ të Ligës së Konferencës - NACIONALE

Shkupi mposhtet sërish nga Shamrock, mund të përballet me Ballkanin në ‘play-off’ të Ligës së Konferencës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Skuadra nga Irlanda, Shamrock Rovers ka triumfuar edhe në udhëtim për ndeshjen e dytë ndaj Shkupit.

Sfida e parë përfundoi me rezultat 3:1 në të mirë të Shamrock, që ditën e martë fituan me rezultat komod 0:2.

Ndeshja ishte shumë e hapur me Shkupin që ishte shumë më kërkuese nga minuta e parë dhe duke pasur rastet më të mira, por që mysafirët me dy kundërzbritje vulosen fitoren dhe kalimin në "play-off" të Ligës së Evropës.

Rory Gaffney (65') dhe Aidomo Emakhu (85') realizuan për fitoren e Shamrock, derisa aventura për Shkupin ende nuk ka marrë fund.

E tëra që arriti të bëjë Shkupi në këtë sfidë ishte goli i nderit, i realizuar në kohën shtesë përmes Sunday Adetunji (90+4’).

Skuadra nga Maqedonia e Veriut ka ende një shpresë për të prekur fazën grupore, veçse këtë herë të Ligës së Konferencës ku do ta pres fituesin e takimit Ballkani - Kl-Klaksvik, me "Xhebrailat" që fituan ndeshjen e parë me rezultat të ngushtë 3:2.

Lajme të ngjashme