Shkuarja e Kurtit në simpoziumin e filozofisë në Greqi, ironizon deputeti i PDK-së: Sigurisht, çështja çame është diskutuar - NACIONALE

Shkuarja e Kurtit në simpoziumin e filozofisë në Greqi, ironizon deputeti i PDK-së: Sigurisht, çështja çame është diskutuar

2 orë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Eman Rrahmani, ka komentuar shkuarjen në simpoziumin e filozofisë në Greqi të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

Ai ka ironizuar me këtë pjesëmarrje të Kurtit, duke thënë se çështja çame dhe gjenocidi i kryer nga shteti grek ndaj shqiptarëve kanë qenë temat kryesore të diskutimit.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka kritikuar rrugën që po e ndjek lideri i VV-së.

“Kryeministri, sërish me pushime ideologjike në Greqi, aty ku promovohen projekte dhe ideologji për shqiptarët. Sigurisht, çështja çame dhe gjenocidi i kryer nga shteti grek ndaj shqiptarëve kanë qenë temat kryesore të diskutimit. Rreshtohuni, burra e gra, pas tij, nëse mendoni se ajo është rruga që duhet ndjekur. Në fund të fundit, pikërisht atje duket se dëshironi t'ju çojë. Majtizimi nuk njeh kufij, ai ju bashkon ideologjikisht, kulturalisht dhe, mbi të gjitha, financiarisht”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme