Shkon në 38 numri i të vdekurve nga likeri fals në Indi
Zyrtarët indianë thanë të mërkurën se ka shkuar në 38 numri i personave të vdekur në rajonin perëndimor të Indisë, Gujarat, pas pirjes së likerit të falsifikuar.
Policia ka nisur hetime dhe ka arrestuar gjashtë persona, pasi 51 njerëz të prekur nga pija false të hënën u dërguan në spital.
“Disa nga personat e shtrirë në spital, që ishin në gjendje kritike, vdiqën gjatë natës”, tha zyrtari policor, Ashok Kumar.