Shkon në 25 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Kentucky, ShBA - NACIONALE

Shkon në 25 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Kentucky, ShBA

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Në rajonin Appalachia të Kentucky në ShBA, përmbytjet shkatërruese kanë lënë të vdekur të paktën 25 persona - fatkeqësia më e madhe në rajon prej dekadash.

Guvernatori i vendit, Andy Beshear tha se ai priste që numri i të vdekurve të vazhdojë të rritet, duke shtuar se qindra shtëpi dhe biznese janë përmbytur.

Ndërkohë, presidenti Joe Biden i ka shpallur përmbytjet "një fatkeqësi të madhe" dhe ka urdhëruar ndihmën federale për të ndihmuar shpëtimtarët lokalë.

Është bërë e ditur se mes viktimave janë të paktën gjashtë fëmijë, përfshirë një 1-vjeçar.

Lidhur me përmbytjet, shkencëtarët thonë se ato janë duke u shkaktuar nga ndryshimi i klimës i cili po sjellë shumë ngjarje ekstreme të motit.

Në zonat e prekura nga përmbytjet është bërë e ditur se të paktën 33,000 persona kanë mbetur pa energji elektrike, ku pas shiut të rrëmbyeshëm janë shkaktuar rrëshqitje dheu dhe rrugët janë bërë të pakalueshme.

Lajme të ngjashme