Shkon në 22 numri i të vrarëve nga sulmi rus në Ukrainë - NACIONALE

Shkon në 22 numri i të vrarëve nga sulmi rus në Ukrainë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Ukraina thotë se një sulm me raketë ruse në një stacion treni ka lënë të vrarë 22 persona dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë, në ditën që shënon gjashtë-mujorin e fillimit të pushtimit rus në vend.

Zelensky i cili njoftoi sulmin në mes të një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së tha se, pesë nga viktimat ishin djegur brenda një automjeti, mes tyre edhe një fëmijë 11-vjeçar.

Zelensky tha se mësoi për sulmin në Chaplyne, midis Dnipro dhe Donetsk në lindje, ndërsa po përgatitej të fliste me Këshillin e Sigurimit, duke shtuar: "Kjo është mënyra se si Rusia u përgatit për takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së".

"Katër vagonë ​​pasagjerësh janë në flakë tani... numri i viktimave mund të rritet," tha ai.

Kujtojmë se edhe në muajin prill, një sulm në një tjetër stacion treni vrau më shumë se 50 njerëz.

Lajme të ngjashme