Shkon në 13 numri i nxënësve në Gjakovë që e lënduan veten të nxitur nga loja në "TikTok" - NACIONALE

Shkon në 13 numri i nxënësve në Gjakovë që e lënduan veten të nxitur nga loja në "TikTok"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ka shkuar në 13 numri i nxënëseve që i kanë lënduar duart e tyre me mjete të mprehta në Gjakovë.

Dyshohet se këto nxënëse janë të klasave 6 deri 9 të shkollave në Gjakovë dhe e kanë lënduar veten në duar me mjete të mprehta pasi janë nxitur nga një video (lojë) në ‘TikTok’.

Se ka shkuar në 13 numri i nxënëseve që e kanë lënduar veten në Gjakovë e ka konfirmuar për KALLXO drejtoresha e Arsimit e Komunës së Gjakovës, Eranda Kumnova-Baçi.

Sipas drejtoreshës Kumnova-Baçi, rastet janë shtuar pasi janë realizuar kontrollat e nxënëseve në klasa nga drejtorët e shkollave, së bashku me psikologun dhe kujdestarin e klasës.

Lajme të ngjashme