Shkon në 11 numri i të vrarëve në sulmin që kishte në shënjestër komunitetin hebre të Sidneit - NACIONALE

Shkon në 11 numri i të vrarëve në sulmin që kishte në shënjestër komunitetin hebre të Sidneit

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Të paktën 11 persona janë vrarë në një sulm që kishte në shënjestër komunitetin hebre të Sidneit, thotë Chris Minns, shkruan The Guardiani.

Kryeministri i Nju Sauth Uellsit, Chris Minns, deklaroi se 12 persona kanë humbur jetën, përfshirë edhe 1 sulmues:

“Ky akt frikacak i dhunës terrorizuese është tronditës dhe i dhimbshëm për t’u parë, dhe përfaqëson disa nga frikërat tona më të këqija për terrorizmin në Sidnei.

Ky sulm ishte projektuar për të goditur komunitetin hebre të Sidneit, në ditën e parë të Hanukës. Ajo që duhej të ishte një natë paqeje dhe gëzimi, e festuar nga ky komunitet me familjet dhe mbështetësit e tij, është shkatërruar nga ky sulm i tmerrshëm dhe i lig.”

Lajme të ngjashme