ShKK njofton se ka vdekur në aksident një i burgosur: Po punonte jashtë në një biznes - NACIONALE

ShKK njofton se ka vdekur në aksident një i burgosur: Po punonte jashtë në një biznes

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shërbimi korrektues i Kosovës ka njoftuar se në një aksiden trafiku ka vdekur një i burgosur me inicialet F.A.

Sipas njoftimit të ShKK, i njejti po punonte në një biznes privat, jashtë institucionit.

E plotë:

Njoftim nga SHKK

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik, se sot në një aksident trafiku ka ndërruar jetë i burgosuri, F.A.

I njëjti po mbahej në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës, nga ku kishe dalë sot rreth orë 06:35 për të shkuar në vendin e punës, ku sipas Udhëzimit Administrativ për punë jashtë institucioneve korrektuese, MD-nr. 04/2023, po punonte jashtë në një biznes privat.

Shërbimi Korrektues i Kosovës u shprehë ngushëllime familjes dhe gjithë të të afërmve.

Lajme të ngjashme