ShKK-ja e thotë se i dyshuari për dhunimin e 11-vjeçares nuk u sulmua - NACIONALE

ShKK-ja e thotë se i dyshuari për dhunimin e 11-vjeçares nuk u sulmua

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot gjatë ditës u raportua në media se Ekrem Rexhepi – i dyshuari për dhunimin e 11 vjeçares është sulmuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Mirëpo një gjë të tillë e kanë mohuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosova zëdhënësi i Shërbimit Korrektues, Florent Gashi, i cili tha se i njëjti është transferuar diku tjetër për arsye sigurie.

“Personi në fjalë nuk është sulmuar, i njëjti është dërguar në Burgun e Sigurisë se Lartë për çështje të sigurisë së tij, për të parandaluar ndonjë sulm të mundshëm për shkak të veprës për të cilën dyshohet”, ka thënë Gashi.

Ndërsa, më herët ishte avokati i Rexhepit, Fitim Limani, ai i cili tha se klienti i tij është sulmuar nga të burgosur të tjerë dhe është transferuar në Burgun e Sigurisë së Lartë.

“Po është e vërtetë që është sulmuar nga të burgosurit e tjerë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë. Kanë intervenuar gardianët dhe tani është transferuar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz”, ka thënë Limani.

Lajme të ngjashme