Shkëlzen Gashi: Kush s'punon, bën video - NACIONALE

Shkëlzen Gashi: Kush s'punon, bën video

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Ish-këshilltari i kryeministrit Kurti, Shkëlzen Gashi ka folur rreth videos së publikuar para dy ditësh nga Lëvizja Vetëvendosje.

Gashi hodhi kritika të shumta ndaj këtij publikimi, duke thënë se kush nuk punon, publikon video.

Ndërkaq, tha se nuk e di arsyen e kanë përmendur Abdixhikun, kur ky i fundit nuk ka të bëjë asgjë me keqqeverisjen 20-vjeçare.

“Aty i fusin edhe disa prej personaliteteve që nuk kanë asnjë lidhje me qeverisjen 20 vjeqare të atyre pushteteve, konkretisht me Lumir Abdixhikun, I cili jo vetëm që nuk ka pas lidhje me ta, por ka qenë shumë kritik përmes shkrimeve dhe paraqitjeve televizive. Nuk ka pranu rrëzimin e Qeverisë Kurti në pandemi, nuk ka pranu me qenë ministër në Qeverinë Hoti, ilegale e ilegjitime”, tha fillimisht ai në Pressing.

Tutje, Gashi tha se VV’ja imiton modelin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ku incizohen gjërat se si ishin dhe si janë tani.

“Është një fjalë që thotë: Kush nuk punon bën video, këta nuk duhet me bë video, por me punu. Këta e kanë një model që është modeli çka bën Edi Rama në Shqipëri, shko incizoje që këta e kanë bë keq për 20 vjet, edhe ndreqe: Ishte-është”, përfundoi Gashi.

Lajme të ngjashme