Shkëlzen Gashi e quan Albin Kurtin “shpërndarës gurabijash”: Qeveria gurabi
Shkëlzen Gashi, analist i përhershëm në “Pressing” të T7, ka bërë një status kritik ndaj Qeverisë së Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti. Në fakt, duke u bazuar në apologjinë e gati përhershme që Gashi ia bën vendimeve të Kurtit, ky status është më shumë se kritik. Është kapërcim, madje i befasishëm. Por çfarë shkroi Gashi?
Në shkrimin e tij, Gashi ka kritikuar ndarjen e 100 eurove për fëmijët dhe pensionistët. Ai ka llogaritur edhe shumën totale të kësaj ndarjeje për fëmijët. Sipas Gashit, 38 milionë euro ka kushtuar e gjithë kjo ndarje.
Tutje, ai vlerësoi se me këto para, pra me 38 milionët e llogaritura nga Gashi, do të mund të bliheshin tekste të reja mësimore. Ai dha edhe një emër nga ku mund të bliheshin këto tekste: Britania e Madhe.
“Qeveria e kosovës jau ka nda 380 mijë fëmijëve në kosovë nga 100 €, që i bjen 38 milionë € krejt.
shumica dërmuese e fëmijëve në kosovë kanë nevojë për shembull për tekste mësimore krejt tjera, e me 38 milionë € i kishim ble prej britanisë të madhe a prej shteteve të bashkume të amerikës të drejtat e autorit për krejt tekstet mësimore për shkollat fillore e të mesme dhe i kishim përkthy.” – shkroi ai.
Në fund të tekstin, Gashi e ka pasur një cilësim interesant për Kurtin, duke e quajtur “shpërndarës gurabijash”, ndërsa Qeverinë e Kosovës “qeveri gurabi”.
“Ama, për këtë duhet punë, kështu që ma lehtë jepja secilit nga një gurabi qaty (100 €).
Albin kurti ky shpërndarës gurabijash.
Qeveri gurabi.” – shkroi Gashi.