"Shkaku që ishin myslimanë": Qiradhënësi vret 6-vjeçarin dhe plagos me thikë nënën e tij në një krim urrejtjeje në Illinois - NACIONALE

"Shkaku që ishin myslimanë": Qiradhënësi vret 6-vjeçarin dhe plagos me thikë nënën e tij në një krim urrejtjeje në Illinois

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një 71-vjeçar nga Illinoisi, është akuzuar për vrasje dhe për krim të urrejtjes pasi e kishte therur një fëmijë dhe nënën e tij shkaku që ishin myslimanë.

“Detektivët e kishin të mundur që të përcaktonin se të dyja viktimat e këtij sulmi brutal ishin shënjeshtruar nga i dyshuari shkaku që ishin myslimanë dhe shkaku i konfliktit të Lindjes së Mesme ku janë të përfshirë Hamasi dhe izraelitët,” – ka thënë zyra e shefit të qytetit.

6-vjeçari Wadea Al-Fayourme vdiq si pasojë e plagëve ndërsa nëna e tij u plagos rëndë nga sulmi.

Policia tha se iu përgjigj thirrjes në linjën e urgjencës nga një 32-vjeçare që pretendoi se qiradhënësi e kishte sulmuar me thikë, raporton The Guardian.

Sipas mesazheve që kishin shkëmbyer nëna me babain, kur ajo e kishte hapur derën qiradhënësi kishte provuar ta ngulfaste, dhe më pas e theri duke i bërtitur “Ju myslimanët duhet të vdisni!”

Lajme të ngjashme