Shkaktoi dhunë në emision, Policia hap rast për “sulm dhe kanosje”
Gjatë mbrëmjes së të mërkurës, në një reality show të quajtur “It’s my love”, një nga pjesëmarrësit aty me emrin Anxhelo, shkaktoi dhunë ndaj një vajze.
Ai goditi banoren dhe i shkaktoi dhunë psiqike. Për këtë Policia e Kosovës, ka hapur rast për veprat “sulm dhe kanosje”.
“Lidhur me ngjarjen në fjalë, pas përfundimit të fazës fillestare të hetimit si dhe intervistimit të disa personave policia është udhëzuar nga prokurori i shtetit që të hap rast për veprat sulm dhe kanosje”, tha zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.