Shi, rrufe, ulje e temperaturave: Moti për javën e ardhshme në Kosovë - NACIONALE

Shi, rrufe, ulje e temperaturave: Moti për javën e ardhshme në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë javës së ardhshme në Kosovë, pritet rënie e temperaturave.

Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Të hënën parashihet mot me diell e vranësira të shpërndara të cilat në pjesën e dytë të ditës parashihen të sjellin në disa vende riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin mes 12-14 gradë Celsius e maksimalet mes 25-28 gradë.
Të martën do të jetë moti kryesisht i vranët dhe me shi. Parashihet që reshjet e shiut të shoqërohen me rrufe në të gjithë territorin e Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin mes 12-15 gradë Celsius, e maksimalet mes 19-22.

Te mërkurën do të mbajë mot i vranët e me intervale me diell. Tempeturat minimale do të sillen mes 11-14 gradë e maksimalet mes 20-24 gradë.

Të enjten do të jetë moti me diell e vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të zbresin në 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet në 22-26 gradë.

E të premten moti do të jetë me diell e vranësira të shpërndara, të cilat në pjesën e dytë të ditës parashihen në disa vende të sjellin riga shiu.

Lajme të ngjashme