Shërbimet sociale rrezikojnë të mbyllen, Halimi: Fëmijët pa prindër mund të mbesin në mëshirë të fatit
Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Sibel Halimi, ka shprehur shqetësimin e saj lidhur letrën e hapur të Koalicionit të Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë, ku paralajmërohet se shërbimet sociale rrezikojnë të mbyllen në janar të viti të ardhshëm.
Ajo ka bërë me dije se është absurde që ky shërbim sociale të mbyllet, në një kohën kur buxheti i shtetit trajtohet si thes dhuratash fundviti.
Në profilin e saj në “Facebook”, Halimi ka shkruar se është po ky pushtet që këta fëmijë i shfrytëzon për fushata e qëllime elektorale.
“Fëmijët pa përkujdesje prindërore, viktima të dhunës në familje, abuzimit dhe keqtrajtimit rrezikojnë të mbesin në mëshirë të fatit. Këtë fakt të trishtë e mësuam nga letra e hapur e dërguar sot nga Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë, në drejtim të Qeverisë. Është absurde që shërbimet sociale për pjesën më vulnerabël të shoqërisë të rrezikojnë mbylljen, në një kohë buxheti i shtetit trajtohet si thes dhuratash fundviti”, ka shkruar ajo.
Sipas saj, pushteti po braktisë pamëshirshëm këtë pjesë të shoqërisë.
“Është po ky pushtet që këta fëmijë i shfrytëzon për fushata e qëllime elektorale, ndërsa kur duhet të bëj diçka konkrete dhe bazike për ta, i braktis pamëshirshëm. Politika shtetërore në Kosovë dhe njerëzorja nuk thjesht të ndryshme; janë bërë në fakt krejt e kundërta e njëra - tjetrës!”, ka shkruar Halimi.