Shenja në fytyrë dhe kokë, gërvishtje fizike: Spitali jep detaje për gjendjen e Hysni Mehanit
Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë ka dhënë detaje për gjendjen e Hysni Mehanit, dhe një tjetri të sulmuar sot.
Spitali ka theksuar se ata kishin lëndime dhe gërvishtje në fytyrë.
Postimi:
Spitali i Përgjithshëm "Dr. Sami Haxhibeqiri" në Mitrovicë, konfirmon se në ora 13:10, dy persona nga Skenderaj kanë kërkuar ndihmë mjekësore emergjente. Të dy personat kanë shenja- lëndime, njëri fizike në fytyrë dhe kokë, kurse tjetri lëndime/gërvishje fizike.
Aktualisht, ekipet mjekësore janë duke kryer ekzaminimet e nevojshme mjekësore, përfshirë konsultimet nga ekipet mjekësore të reparteve të tjera.