Shehu: Më e rëndësishme së rezoluta e Ramës është rezoluta e PD-së për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka treguar se kjo parti do ta votojë Projekt-rezolutën e PS-së kundër raportit të Dick Martyt.
Megjithatë, ai ka thënë se më e rëndësishme është miratimi i rezolutës së PD-së, e cila parasheh dënimin e krimeve dhe gjenocidit të Serbisë në Kosovë.
Në një intervistë dhënë gazetës Nacionale, Shehu ka thënë se Edi Rama nuk guxon ta dënojë gjenocidin serb në Kosovë nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.
“Absolutisht, kjo nuk ka asnjë dyshim. Kjo nuk është vetëm kërkesë e jona, kjo është kërkesë e Presidentes së Kosovës që e ka bërë në parlamentin shqiptar dhe kjo është kërkesë e Kuvendit të Kosovës. Pra, se pari, duhet goditur thelbi, duke njohur dhe dënuar gjenocidin serb në Kosovë. Sepse të gjitha këto mekanizmat falsifikues janë për të maskuar gjenocidin serb në Kosovë. Kur kjo mazhorancë nuk ka guximin të njohë gjenocidin serb në Kosovë, çka mund të presim nga të tjerët”, ka thënë Shehu.