Sheholli: Me lejen e Radojçiqit, Vjosa Osmani u zgjodh presidente
Fatmir Sheholli ka zbuluar në Politiko se presidentja Vjosa Osmani ka marrë vota të mjaftueshme për këtë post me lejen e nënkryetarit së Listës Serbe.
Sipas Shehollit, dy deputetët vendimtarë në Kuvend atë ditë ishin deputeti Hoxha dhe Fadil Gashi.
“Dy deputetët të Listës Serbe me leje të Milan Radojçiqit janë shku kanë votuar për ta bërë Osmanin presidente. Ja ka bërë Lista Serbe publike para tri ditëve. Deputeti Hoxha dhe Fadil Gashi”, tha Sheholli.
Lexo edhe:
A e zgjodhi Radojiçiqi Vjosa Osmanin si presidente të Kosovës siç po pretendon Lista Serbe?