Shehaj: Edi Rama të mos luajë me zjarrin - NACIONALE

Shehaj: Edi Rama të mos luajë me zjarrin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i partisë ‘Mundësia’, Agron Shehaj, i është kundërpërgjigjur Edi Ramës, rreth akuzave për ftesën në Mar-a-lago.

“Akuza e Edi Ramës që gjoja unë kam paguar për vizitën në Mar-a-lago është shpifje. Është totalisht shpifje dhe është totalisht e pavërtetë. Unë kam marrë një ftesë dhe nuk kam paguar asnjë lek.Unë mbaj për këtë përgjegjësi dhe ai duhet të mbajë përgjegjësi. Nuk është akuza e lobimit problemi në vetvete, por akuza e fshehjes. Kryeministri sillet qysh sillet në Shqipëri, ka rrezikuar shumë kështu që mos të luajë me zjarrin”, thotë Shehaj.

Shehaj ishte në Mar-a-lago, në rezidencën e presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

“Ju përshëndes nga Maralago, në këtë vend ku njerëz të pushtetshëm, politikanë, sipërmarrës mblidhen për ti dhënë zgjidhje problemeve të botës. Unë jam këtu në këtë vend ku pjesa më e madhe e politikanëve shqiptarë kërkojnë të vijnë duke lobuar me paratë që u kanë vjedhur qytetarëve shqiptarë në fakt, unë nuk jam këtu për interesin tim por jam këtu për të lobuar për interesin e qytetarëve shqiptarë dhe interesat e Shqipërisë. Amerika duhet të vazhdojë të mbështesë drejtësinë, të mbështesi luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit në Shqipëri. Por nuk mund të presim vetëm nga SHBA por duhet të bëjmë dhe pjesën tonë. Duhet që përfundimisht të heqim dorë nga partitë e vjetra dhe të shikojmë drejt së ardhmes. Ju përshëndes nga Mar-a-Lago”, deklaroi Shehaj gjatë vizitës atje.

Lajme të ngjashme