Shefi i Zyrës së BE-së takon Flutura Kusarin: Dëgjova kërcënimet e fushatën e njollosjes që po i bëhet
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka njoftuar se sot ka takuar juristen e medias, Flutura Kusarin.
Szunyog përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se dëgjoi shqetësimet e saj për kërcënimet e vazhdueshme dhe fushatën që po i bëhet në rrjete sociale.
“Takova dhe dëgjova Flutura Kusarin, si dhe shqetësimet e saj për kërcënimet e vazhdueshme dhe fushatën e njollosjeve ndaj saj në rrjete sociale.” – ka shkruar ai.
Met & listened to @fluturakusari & her concerns about continuous threats & smear campaign against her in social media. The EU follows closely the media environment& the rights of journalists in 🇽🇰 .Free & independent media are essential part of a democratic society.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) July 6, 2023
Në fund, ai ka thënë se “BE-ja ndjek nga afër mjedisin e mediave dhe të drejtat e gazetarëve në Kosovë”.
Vlen të theksohet se Kusari para disa ditësh u sulmua me një koment seksist nga analisti Rron Gjinovci, përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje.