Shefi i Zyrës së BE-së: Marrëveshjet duhet të respektohen dhe zbatohen, Asociacioni është një detyrim ligjor - NACIONALE

Shefi i Zyrës së BE-së: Marrëveshjet duhet të respektohen dhe zbatohen, Asociacioni është një detyrim ligjor

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka deklaruar se Kosova e ka "detyrim ligjor themelimin e Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe."

Ai theksoi se marrëveshjet duhet të respektohen dhe zbatohen.

“Gjatë këtyre viteve kur Kosova dhe Serbia po negociojnë në këtë proces të dialogut, janë arritur disa marrëveshje, dhe Asociacioni i shumicës serbe [komunave] është një nga marrëveshjet”.

“Mendoj se vetëm një marrëveshje është ratifikuar nga parlamenti i Kosovës me shumicë dy të tretat e votave. Dhe është një detyrim ligjor për ta bërë atë, dhe për ta zbatuar atë, pra si në latinisht ‘Pacta sunt servanda’ [marrëveshjet duhet të respektohen], kështu që marrëveshjet duhet të respektohen dhe zbatohen”, tha Orav në një intervistë për Kosovapress.

Lajme të ngjashme