Shefi i agjencisë britanike të spiunazhit: Po u mbarojnë municionet, ka dëshpërim në ushtrinë ruse
Shefi i agjencisë britanike të spiunazhit, GCHQ, Jeremy Fleming, në një intervistë të dhënë për BBC-në, ka thënë se beson që Rusia është duke mbetur pa municione.
“Besojme se Rusia po mbetet pa municione, sigurisht edhe aleatë,” ka thënë ai.
Më tej, Fleming tha se “për shkak të shpalljes së mobilizimit, do të thotë që ka mungesë së trupave. Kështu që mendoj se përgjigja është e thjeshtë. Rusia dhe komandantët rusë janë të shqetësuar për gjendjen e makinerisë së tyre ushtarake.”
"Fjala që unë përdor është “të dëshpëruar”. Mund të shohim dëshpërim në disa nivele brenda shoqërisë ruse dhe brenda makinerisë ushtarake,” ka thënë ai.
Fleming është pyetur gjithashtu për mundësinë përdorimit të armëve bërthamore nga ana e Rusisë. Ai tha se nëse një gjë e tillë është duke u marrë në konsideratë, kjo do të ishte një katastrofë.
“Shpresoj që do të shohim indikacione nëse ata nisin të shkojnë në atë rrugë. Por le të jemi të qartë se nëse janë duke konsideruar një gjë të tillë, kjo do të ishte një katastrofë në një mënyrë që shumë njerëz tashmë e kanë thënë", tha ai.
