ShBA thotë se mund të vendosë sanksione për këdo që ofron municione për Rusinë
Departamenti Amerikan i Thesarit, ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara mund të vendosin sanksione ndaj njerëzve, vendeve dhe kompanive që ofrojnë muncion për Rusinë a po mbështesin kompleksin e saj industrial ushtarak.
Në një takim të mbajtur me 32 vende të ndryshme, zëvendës Sekretari i Thesarit, Wally Adeyemo, ka treguar se departamenti do të nxjerrë udhëzime për të bërë të qartë se Uashingtoni është i gatshëm dhe në gjendje të imponojë një goditje të tillë.
“Këtë mëngjes, Zyra e Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja po nxjerr udhëzime duke e bërë të qartë se ne jemi të gatshëm dhe të aftë të sanksionojmë njerëz, kompani ose vende që ofrojnë municion për Rusinë ose mbështesin kompleksin ushtarako-industrial të Rusisë," u shpreh Ademayo.
Kujtojmë se, në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainë, Uashingtoni deri më tani ka vendosur një sërë sanksionesh ndaj Rusisë.
