SHBA: Të paktën 75 mijë rusë janë vrarë ose plagosur në Ukrainë - NACIONALE

SHBA: Të paktën 75 mijë rusë janë vrarë ose plagosur në Ukrainë

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Zyrtarët amerikanë vlerësojnë se numri i viktimave ruse në luftë në Ukrainë ka qenë prej kohësh në dhjetëra mijëra.

"Ne u informuam se më shumë se 75,000 rusë ose u vranë ose u plagosën, gjë që është e madhe," tha për CNN Elissa Slotkin, një përfaqësuese demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, e cila më parë mori pjesë në një konferencë sekrete të qeverisë amerikane.

Megjithatë, Dmitry Peskov, sekretari i shtypit i presidentit Vladimir Putin, i hodhi poshtë shifrat si "të rreme" dhe pretendoi se këto ishin raporte mediatike, jo gjetje të qeverisë amerikane.

Kujtojmë se deri më tani, nuk ka pasur asnjë informacion nga autoritetet zyrtare në Rusi për numrin e vdekjeve, me numrin më të fundit zyrtar të vdekjeve të dhënë në fillim të luftës - 1,351.

Por, kohët e fundit CIA vlerësoi se nga pala ruse janë të vdekur të paktën 15,000 persona. Ndërkohë që edhe humbjet nga ana e Ukrainës vazhdojnë jenë të paqarta.

Lajme të ngjashme