ShBA ndihmon Ukrainën me 53 milionë dollarë për riparime në rrjetin elektrik - NACIONALE

ShBA ndihmon Ukrainën me 53 milionë dollarë për riparime në rrjetin elektrik

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë njoftuar një ndihmë prej 53 milionë dollarësh për të blerë pajisje të rrjetit elektrik të Ukrainës, pas dëmtimit të tyre nga sulmet e fundit ruse.

"Këto pajisje do të dorëzohen me shpejtësi në Ukrainë në një bazë emergjence për të ndihmuar ukrainasit të kalojnë dimrin," u tha në një deklaratë të dhënë nga Departamenti i Shtetit, ku më tej shtohej se midis pajisjeve të tjera, paketa do të përfshijë edhe transformatorët e shpërndarjes, ndërprerësit dhe shkarkuesit e tensionit.

Kujtojmë se, sulmet ruse që kanë në objektiv infrastrukturën e energjisë së Ukrainës kanë nisur që nga fillimi i tetorit, duke lënë miliona banorë në errësirë dhe pa ngrohje.

Ndërkohë, duke folur për situatën, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha sot se “Putini po përpiqet të përdorë dimrin si armë lufte në Ukrainë”.

Ai po ashtu shtoi, se NATO nuk do të tërhiqet dhe do ta ndihmojë Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Lajme të ngjashme