ShBA miraton 2.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën dhe aleatët
ShBA ka miratuar afro 2.7 miliardë dollarë ndihmë të re për Ukrainën dhe aleatët, duke përfshirë 675 milionë dollarë armë për Ukrainën ndërsa lufton me Rusinë.
Paketa e armëve, është njoftuar nga Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin gjatë një takimi me dhjetëra kolegë ministra në bazën ajrore amerikane në Ramstein, Gjermani.
Bëhet e ditur se në ndihmën e ndarë, përfshihen obusë, municione, automjete Humvee, autoambulanca të blinduara dhe sisteme antitank.
Kujtojmë se, Shtetet e Bashkuara tashmë kanë premtuar të paktën 13 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën.
Ndërsa të enjten, administrata Biden tha se kishte caktuar 2 miliardë dollarë në ndihmë afatgjatë në formën e investimeve për të forcuar sigurinë e Ukrainës dhe 18 fqinjëve të saj, duke përfshirë anëtarët e NATO-s dhe joanëtarët në rrezik të agresionit të mundshëm rus.