ShBA këmbëngul se Ngushtica e Hormuzit mbetet e hapur, ndërsa shkëmben sulme me Iranin - NACIONALE

ShBA këmbëngul se Ngushtica e Hormuzit mbetet e hapur, ndërsa shkëmben sulme me Iranin

2 javë më parë

nga NACIONALE

Shtetet e Bashkuara thonë se Ngushtica e Hormuzit mbetet e hapur, pavarësisht pretendimeve të Iranit se e ka mbyllur këtë rrugë strategjike, ndërsa tensionet mes palëve janë përshkallëzuar.

Përleshjet u intensifikuan këtë javë, me ShBA-në që njoftoi se kishte goditur mbi 140 objektiva në Iran, si përgjigje ndaj një sulmi iranian ndaj një anijeje që kalonte në ngushticë. Irani pretendoi se anija po përdorte një itinerar të pamiratuar.

Teherani njoftoi të dielën se Ngushtica e Hormuzit ishte mbyllur deri në një vendim të ri, ndërsa përpiqet të forcojë kontrollin mbi këtë rrugë kyçe për tregtinë globale të naftës.

Garda Revolucionare Islamike ndërmori gjithashtu sulme ndaj bazave amerikane dhe aleatëve në rajon, duke goditur një bazë në Jordani dhe duke lëshuar raketa e dronë drejt vendeve si Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Kuvajti, Omani dhe Bahreini.

Agjencia IRNA raportoi për raketa të lëshuara drejt ishullit strategjik Qeshm, ku ndodhet një bazë e rëndësishme e IRGC-së.

Përshkallëzimi rrezikon marrëveshjen e përkohshme të armëpushimit të nënshkruar muajin e kaluar për rihapjen e ngushticës dhe uljen e tensioneve. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se sulmet iraniane e kanë bërë marrëveshjen të pavlefshme, ndërsa ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi akuzoi SHBA-në për shkelje të saj.

Lajme të ngjashme