ShBA-ja thotë se po monitoron nga afër kërcënimet ndaj bazës ajrore në Katar
Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Mbrojtjes po e monitorojnë nga afër kërcënimet e mundshme ndaj bazës ajrore Al Udeid në Katar, një objekt amerikan, ka deklaruar të hënën një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë.
“Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Mbrojtjes janë në dijeni dhe po i ndjekin nga afër kërcënimet e mundshme ndaj bazës ajrore Al Udeid në Katar,” tha zyrtari.
Kryetari i shefave të shtabit të përbashkët, gjenerali Dan Caine, dhe sekretari Pete Hegseth ndodhen aktualisht në dhomën e situatës duke monitoruar një hakmarrje të mundshme iraniane, raporton gazetarja e CNN-it, Kaitlan Collins, duke cituar një zyrtar të lartë të Shtëpisë së Bardhë.