Shasha reagon për aktivistin e LVV-së që u bë drejtor i televizionit në RTK: Tejet zhgënjyese - NACIONALE

Shasha reagon për aktivistin e LVV-së që u bë drejtor i televizionit në RTK: Tejet zhgënjyese

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Siç raportoi gazeta Nacionale pak më herët, aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rilind Gërvalla është zgjedhur drejtor i televizionit në RTK.

Në lidhje me këtë zhvillim, ka reaguar edhe drejtori i Institutit Epik, Demush Shasha, i cili ka cilësuar se kjo është tejet zhgënjyese.

Madje, ai ka thënë se dallimi mes LVV-së dhe asaj që ka ndodhur më herët, është vetëm “çështje shijesh”.

“Dallimi në mes kësaj që sot ka bërë VV në RTK dhe asaj që dje kanë bërë të tjerë është veç çështje shijesh. Tejet zhgënjyese.”- ka shkruar ai.

Ndërkohë, siç bëri të ditur më herët Nacionale, me tetë vota pro, të gjithë anëtarët e bordit të transmetuesit publik, është miratuar emërimi i Rilind Gërvalles në këtë pozitë.

Nacionale kishte raportuar më herët se i pari më pikë në konkursin për drejtor të televizionit, kishte dalë aktivisti i VV-së, Gërvalla.

Në anë tjetër, Sekretar i Përgjithshëm në Federatën Evropiane të Gazetarëve (EFJ), Ricardo Gutiérrez, ka kërkuar nga Bordit që të mos votohen kandidatët që janë të përfshirë dhe kanë lidhje politike.

Lajme të ngjashme