“S’harrojmë se kush insistonte më së shumti të themelohej Specialja” — A e thumboi presidentja Thaçin? - NACIONALE

“S’harrojmë se kush insistonte më së shumti të themelohej Specialja” — A e thumboi presidentja Thaçin?

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media bashkë me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, folën për rezolutën e Shqipërisë kundër raportit të Dick Martyt.

Osmani edhe në këtë konferencë u duk sikur e thumboi ish-presidentin Hashim Thaçi, kur e lavdëroi rezolutën, megjithatë tha se dihet kush insistonte që kjo Gjykatë të themelohej.

“Sa i përket rezolutës... Kuvendi i Shqipërisë e ka thënë atë që e thotë çdo shqiptar...” - nisi të përgjigjet Osmani.

“Ne nuk harrojmë, sado që dikush mund ta ketë një dëshirë të tillë, se kush insistonte më së shumti dhe kush bënte presion më së shumti që të themelohej Gjykata Speciale para disa vitesh” – shtoi Osmani.