Shaka epike e Zelenskyt pas gafës së Bidenit, që e prezantoi si Putini - NACIONALE

Shaka epike e Zelenskyt pas gafës së Bidenit, që e prezantoi si Putini

2 vjet më parë

nga Nasuf Abdyli

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është përpjekur që ta relaksojë situatën me humor, pasi homologu i tij amerikan, Joe Biden, bëri një gafë të rëndë, duke e krahasuar presidentin ukrainas me armikun e tij dhe të vendit të tij, Vladimir Putin, president i Rusisë.

Pasi Bideni e prezantoi Zelenskyn si “presidenti Putin”, pastaj e përmirësoi veten, duke thënë: “Jam shumë I fokusuar në mposhtjen e Putinit, ne duhet të brengosemi për këtë", raporton televizioni BBC.

Zelensky e mori fjalën për ta larguar ndjenjën e sikletit në sallën ku po mbahej një organizim i NATO-s në Uashington.

“Unë jam më i mirë [se Putini]” – tha ai.

“Ti je dreqin shumë më i mirë” – ia ktheu Bideni.

Lajme të ngjashme