Serwer: Vuçiqi s’ka treguar asnjë shenjë keqardhje për sulmin në Banjskë
Daniel Serwer, analist dhe njohës i politikës në Ballkanin Perëndimor, ka komentuar për REL-in dorëheqjen e Aleksandar Vulinit prej pozitës së shefit të BIA-s.
Ai ka theksuar se dorëheqja pas tre muajve, tregon se ka pasur rezistencë të madhe të Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë, për këtë temë.
“Mirëpo fakti që i janë dashur tre muaj, dhe jo tri ditë, tregon se ka pasur rezistencë të madhe të presidentit të Serbisë, Vuçiq, i cili e ka pikëpamjen e njëjtë me të Vulinit dhe ambicien e njëjtë për kontroll politik të popullsisë serbe në shtetet fqinje.” – vlerësoi Serwer.
Tutje, sipas Serwerit, për Serbinë nuk është problem Vulini, por Vuçiqi.
“Vulini nuk është problem i vetëm në Serbi, apo në shërbimet e saj të inteligjencës. Presidenti Vuçiq nuk ka treguar asnjë shenjë keqardhjeje për ngjarjet e 24 shtatorit në veri të Kosovës.” – shtoi Serwer.