Serbja e dyshuar për "spiunazh" që u arrestua në Mitrovicë, Gjykata i cakton një muaj paraburgim
Një muaj paraburgim i është caktua Jelena Gjukoviqit, serbes së dyshuar për veprën penale “spiunazh” – të arrestuar ditë më parë në Mitrovicë.
Kështu kanë bërë të ditur nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
"Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate dhe e domosdoshme, sepse nëse e pandehura lihet në liri, ekziston rreziku i ikjes, duke pasur parasysh rrethanat dhe mënyrën se si është kryer vepra penale, mund lehtë të arratisen për t’i ikur përgjegjësisë penale.
Gjykata po ashtu vlerësoj se nëse e pandehura lihet në liri, e njëjta mund të ndikojë në prova dhe në dëshmitarë si dhe mund të përsëris veprën e njëjtë penale ose mund të kryejnë sërish vepra tjera penale në rrethana të njëjta ose më të rënda", thuhet në njoftim.