Serbia nuk gjen qetësi: Shkollat ​​e Beogradit kërcënohen me bombë - NACIONALE

Serbia nuk gjen qetësi: Shkollat ​​e Beogradit kërcënohen me bombë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shkollat në Serbi përsëri janë kërcënuar me shpërthime.

Sipas informacioneve të para, njoftimet për mjete shpërthyese të vendosura janë dërguar në 78 shkolla fillore dhe 37 të mesme në komunat e Beogradit, njoftoi Ministria e Arsimit në Serbi.

Siç njofton ka njoftuar Ministria serbe e Arsimit, ekipet e MUP-it janë në terren, studentët dhe punonjësit janë evakuuar.

Për sigurinë e nxënësve dhe punonjësve, mësimi në turnin e parë është ndërprerë deri në përfundim të kontrollit policor dhe tashmë disa shkolla janë kontrolluar dhe në to po zhvillohet mësimi pa probleme”, kanë thënë ata.

Mësuesit kanë informuar prindërit që të mos sjellin fëmijë në shkollë.

Këto kërcënime po bëhen në kohën kur Serbia u trondit nga rasti tragjik, ku një nxënës vrau 9 të tjerë dhe rojën e shkollës.

Lajme të ngjashme