Serbia i drejtohet ndërkombëtarve me peticion kundër ndërtimit të dy urave mbi lumir Ibër në Mitrovicë
Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se shteti serb do t’i drejtohet komunitetit ndërkombëtar me peticion kundër ndërtimit të dy urave të reja mbi lumir Ibër në Mitrovicë.
Petkoviq tha se “pritshmëritë më të mëdha” janë që KFOR-i “të veprojë arsyeshëm dhe të mos e lejojë Albin Kurtin të sillet kështu”.
“Peticionin do t’ia dërgojmë shteteve të QUINT-it, BE-së, dhe të gjitha shteteve anëtare të BE-së, misioneve ndërkombëtare, UNMIK-ut, OSBE-së dhe në veçanti KFOR-it”, tha Petkoviq, siç e cituan mediat serbe.
Kujtojmë se KFOR-i në një përgigje për media pyetur rreth dy urave – gurëthemelet e të cilave janë vendosur – pati thënë se është “jashtë autoritetit tonë” për të adresuar çështje të tilla, por se mbeten të vendosur “me prani të përhershmne” në Urën e Ibrit.