“Serbia dërgonte ‘cash’ përmes kufijve, e jo përmes bankës”: Guvernatori i BQK-së thotë se s’kishin se si të mos vepronin për dinarin - NACIONALE

“Serbia dërgonte ‘cash’ përmes kufijve, e jo përmes bankës”: Guvernatori i BQK-së thotë se s’kishin se si të mos vepronin për dinarin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Rregullorja e re e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, përkatësisht ndalimi i valutës së dinarit, sipas guvernatorit të këtij institucioni, Ahmet Ismaili, ësht bërë me qëllimin e luftës kundër pastrimti të parave, kundër terroririzmit dhe forcimin e integritetit të sistemit financiar.

Duke folur në “Kallxo përnime”, Ismaili beson se “mosveprimi do të ishte përgjegjësi më e madhe se veprimi” dhe se “do të kishte qenë e papranueshme po të mos kishim vepruar”.

Para kësaj pozite kam qenë drejtor i Thesarit, jemi marrë edhe me këtë çështje. Edhe në një takim në Bruksel, ku në aspektin e zbatimit përmes marrëveshjeve është vërejtur një financim i paligjshëm që e ka bërë Serbia ndër vite, ku Ligji i financave e ka leju financimin pa kufizim nga Serbia për komunat e serbëve në mënyrë legale, ligjet tona janë ndërru për këtë ku ka funksionu një bankë dhe një fond zhvillimor i mirëbesimit përkundër kësaj nuk i ka shfrytëzu. Serbia ka transferu para ‘cash’”.

Ato para kanë ardhë në kufi përmes transportuesit dhe janë deklaru mjete mbi 10 mijë euro. Është shtru pyetja: Pse këto para nuk kanë ardhë përmes bankës por përmes kufijve? Diskutimi ka qenë brenda Thesarit dhe për këtë kemi diskutu edhe në Bruksel. Raportimi i tillë që po hynë edhe ‘cash’ përbën rrezik për financimin e terrorizmit, shpërlarjen e parave, krimin e organizuar, diskutimi ka qenë që kjo është temë për Kosovën”, tha ai.

Lajme të ngjashme