Separatistët thonë se një punëtor britanik i ndihmave ka vdekur në Ukrainë - NACIONALE

Separatistët thonë se një punëtor britanik i ndihmave ka vdekur në Ukrainë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Punëtori britanik i ndihmave, Paul Urey, 45 vjeç, ka vdekur gjatë mbajtjes peng nga separatistët pro-rusë në të ashtuquajturën Republikë Popullore e Donetskut, tha një zyrtar lokal në territorin e kontrolluar nga rebelët.

Nëna e tij, Linda Urey, tha se është e shkatërruar dhe i quajti vrasës separatistët. “Jam vërtet e zemëruar. Ju kam thënë se ai është shumë i sëmurë, ju kam thënë se ishte me diabet, u përgjërova në Sky Neës që të ma ktheni djalin. Pse e latë të vdiste? Dua përgjigje. Pse nuk e liruat?”, shkroi ajo në Facebook.

Më 29 prill, organizata jofitimprurëse, “Presidium Netëork”, tha se Urey ishte ndaluar në një pikë kontrolli në jug të Ukrainës bashkë me kolegun e tij, Dylan Healy.

Dy punëtorët u akuzuan më vonë nga separatistët për aktivitete mercenare.

Lajme të ngjashme