Senatorja amerikane: Përgjegjësit e sulmit të 24 shtatorit të japin llogari, Serbia të bashkëpunojë - NACIONALE

Senatorja amerikane: Përgjegjësit e sulmit të 24 shtatorit të japin llogari, Serbia të bashkëpunojë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen ka kërkuar që përgjegjësit e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të japin llogari.

Në një konferencë për media me presidenten Vjosa Osmani, ajo ka thënë se Serbia duhet të bashkëpunojë për këtë rast.

Kishim planifikuar një udhëtim në rajon. Deshëm të shfrytëzojmë mundësinë që pas ngjarjeve të 24 shtatorit të vijmë këtu dhe t’i shprehim shqetësimet tona. E dimë se është shumë shqetësuese kjo ngjarje për Kosovën. Mendojmë se është e rëndësishme që përgjegjësit për ngjarjet e 24 shtatorit të japin llogari, shpresoj që Serbia do të bashkëpunojë në këtë drejtim”, ka thënë Shaheen, raporton EO.

Ajo ka bërë me dije të dy vendet duhet ta vazhdojnë dialogun.

Kjo na tregon se për stabilitet dhe paqe afatgjate në Kosovë duhet vazhduar me mbështetjen e BE-së dhe ShBA-së në mënyrë që të gjendet një bashkëjetesë afatgjate paqësore me Serbinë”, është shprehur senatorja amerikane.

Lajme të ngjashme