Personi që ishte dënuar për shkelje ligji të zgjedhjeve krah Alban Hysenit në Gjilan - NACIONALE

Personi që ishte dënuar për shkelje ligji të zgjedhjeve krah Alban Hysenit në Gjilan

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Një fotografi e shpërndarë nga kryetari i Gjilanit Alban Hyseni në Facebook, vë në spikamë se në krahun e tij të djatht, ndodhet Mejdi Selmani, i dënuar me gjashtë muaj burg dhe 600 euro gjobë, më 23 dhjetor të vitit 2013. Ai u dënua sepse shkeli ligjin për zgjedhjet.

Ja çfarë raportonte medium Kallxo.com për atëherë përkrahësin e PDK-së.

Mejdi Selmani, i caktuar vëzhgues i PDK-së në fshatin Shillovë ditën e balotazhit të 1 dhjetorit 2013, ishte nisur i disponuar drejt vendvotimit ku do të vëzhgonte, me shpresën se do t’ua mbushte mendjen votuesve për t’ia dhënë votat e tyre Qemajl Mustafës, raportonte kallxo.com.

Qemajl Mustafa ishte kandidat i partisë më të madhe kosovare për kryetar të Gjilanit, ndërsa fshati Shillovë banohet kryesisht nga pjesëtarë të komunitetit serb.

Militanti që u dënua me gjashtë muaj burg dhe 600 euro gjobë, më 23 dhjetor 2013, ngase bëri thirrje për ta votuar Mustafën, thotë se nuk e ka ditur që ka shkelur ligjin.

Lajme të ngjashme