Selmanaj: Kurti e pranoi dëmin e sanksioneve, por po e fshehë që Kosova po ndëshkohet për herë të parë
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se Kosova që 70 ditë është nën sanksione.
Selmanaj në profilin e tij në Facebook, ka thënë se Kurti e ka pranuar që sanksionet po e dëmtojnë Kosovën.
Mirëpo, ai thotë se Kurti po e fsheh që Kosova për herë të parë pas 24 viteve po ndëshkohet nga bota demokratike dhe aleatët e saj.
Shkrimi i tij:
Dita e 70 nën SANKSIONE!
Më në fund edhe Albin Kurti e pranon që sanksionet po e dëmtojnë Kosovën financiarisht dhe politikisht. Po i dëmtojnë agjencitë tona shtetërore dhe bizneset e Kosovës.
Mirëpo ajo çka Kurti po fshehë është se pas 24 viteve Kosova PËR HERË TË PARË, ndëshkohet me sanksione nga bota demokratike dhe aleatët tanë, edhe kjo ndodh për shkak të tij dhe gjatë qeverisjes së tij.
