Selmanaj, Aliut: A po bëni tani tradhti kombëtare? - NACIONALE

Selmanaj, Aliut: A po bëni tani tradhti kombëtare?

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se kjo parti do ta mbështes projektin për studimin e fizibilitetit për linjën hekurudhore Prishtinë-Durrës.

Pas prezantimit të këtij projektligji nga ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Luburn Aliu, Semanaj ka thënë se i njëjti projekt është paraparë edhe me Marrëveshjen e Uashingtonit, të cilën e LV-ja e kishte quajtur tradhti kombëtare.

Ministri sot, atëherë një opozitar i devotshëm, thoshte po bëni tradhti kombëtare, sepse me këtë po ia mundësoni Serbisë daljen në detin Adriatik. Kur u bë ministër, shkoi për një vizitë në Beograd dhe kur u kthye prej Beogradit, në aeroportin e Prishtinës, tha: korridori Prishtinë-Nish ka efekt vetëm nëse e lidhim me Durrës, përndryshe nuk ka kuptim. Tani çështja është, a po bëni tradhti kombëtare edhe ju, z. Ministër, nëse e keni quajtur ju atëherë tradhti kombëtare. E dyta, a po i mundësoni Serbisë me kalu nëpër Kosovë që me dalë në Adiriatik, apo keni mëndu ndonjë hekurudhë ajrore që ndalet në Merdare, dhe pastaj fluturojnë përmbi Kosovë dhe shkojnë në Shqipëri”, ka thënë Selmanaj.

Ai ka thënë se kjo qeveria tani është duke e zbatuar pikë për pikë Marrëveshjen e Uashingtonit.

Në seancën e sotme, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Luburn Aliu, ka prezantuar para deputetëve të Kosovës Projektligjin për Marrëveshjen për financimi e studimit të fizibilitetit dhe projekt idesë për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë.

Ai ka thënë se ky projekt do të kushtojë 1 milion e 980 mijë euro.

Lajme të ngjashme