Selimi: Vuçiq sapo shpalli zgjedhjet për 17 dhjetor, Kurti duket se i shpallë vitin tjetër, harrojeni dialogun
Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka reaguar pasi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq shpalli zgjedhjet e përgjithshme për 17 dhjetor.
Selimi ka thënë se me këtë, ai blen kohë mjaftueshëm për të vonuar pranimin e ndonjë gjëje për Kosovën.
Tutje, ai ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mund t’i shpallë zgjedhjet vitin e ardhshëm.
“Vuçiq sapo ka shpallur zgjedhjet e përgjithshme për 17.12.23. Të fundit ishin vetëm një vit më parë, ai ka një shumicë të madhe, kështu që nuk ka nevojë për zgjedhje. Por kjo i blen atij mjaft kohë për të vonuar pranimin e ndonjë gjëje për Kosovën. Me sa duket Kurti do t'i shpallë zgjedhjet vitin e ardhshëm. Harrojeni dialogun.” – ka shkruar Selimi në Twitter.
Breaking. Vucic just announcedgeneral elections for 17.12.23. Last ones were only a year ago, he has big majority so no need for elections. But it buys him plenty of time to delay accepting anything on Kosovo. Presumably Kurti will call the elections next year.
— Petrit Selimi (@Petrit) November 1, 2023
Forget dialogue.